Arrestohet edhe një person i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Zubin Potok - NACIONALE

Arrestohet edhe një person i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Zubin Potok

3 orë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar një person me inicialet J.R., i dyshuar për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas policisë, arrestimi është rezultat i një hetimi intensiv të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Prokuroria Speciale.

Autoritetet njoftuan se hetimet do të vazhdojnë, ndërsa publiku do të informohet për zhvillimet e mëtejshme të rastit.

Lajme të ngjashme