Arrestohet edhe një i dyshuar lidhur me vrasjen në Ferizaj
Lidhur me rastin e vrasjes në fshatin Bibaj, në Ferizaj ku një person S.Sadriu është mbetur i vrarë në oborrin e një salle dasmash, është arrestuar edhe një person i tjetër.
“Të dyshuarit të arrestuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të për bashkëkryerje të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.” - thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor të Kosovës.
Ky është personi i dytë i arrestuar në lidhje me këtë rast, pasi që i dyshuari i parë, zyratri policor është vet-dorëzuar.