Arrestohet burri nga Shtërpca, rrahu vajzën e tij të mitur dhe e dëboi nga shtëpia - NACIONALE

Arrestohet burri nga Shtërpca, rrahu vajzën e tij të mitur dhe e dëboi nga shtëpia

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për dhunë në familje, në Shtërpcë

Sipas policisë, i dyshuari në ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, të cilën e kishte larguar nga shtëpia.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i PK-së:

DHUNË NË FAMILJE

Shtërpcë 06.09.2022 – 03:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nën ndikim të alkoolit, ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur femër kosovare të cilën e kishte larguar nga shtëpia duke e lënë pa përkujdesje. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme