Arrestohet asamblisti i LDK-së, dyshohet se e kanosi dhe sulmoi Shpejtim Bulliqin
Është arrestuar asamblisti i LDK-së, Enver Rrahmani.
I njëjti u arrestua pas tensioneve dje në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Podujevës.
Sipas Policisë, ai e kishte kanosur e sulmuar kryetarin e komunës.
Njoftimi:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.