Arrestohet 45-vjeçari pasi në gjendje të dehur pengoi zyrtarët policorë në Kaçanik
Është arrestuar një person pasi që në gjendje të dehur ka penguar zyrtarët policor në rrugën "Sali Bajra" në Kaçanik.
Përmes një komunikate nga Policia e Kosovës, u bë e ditur se i arrestuari ishte 45 vjeçar dhe ishte ndalur nga zyrtarët për kontrollimin e dokumentave.
“Gjatë kontrollimit të dokumenteve të personit dhe automjetit, shoferi në gjendje të dehur nisë ti pengojë zyrtarët policor, tek po i shqiptonin një gjobë kundërvajtëse. Edhe pas shumë pëpjekjeve, urdhërave verbale të policisë, i njëjti nuk përfill urdhërat e policisë dhe i pengon ata në kryerje të detyrave”, thuhet në komunikatë.
PK ka bërë të ditur se me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar " Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrave zyrtare”.
