Arrestohet 39 vjeçari në Kukës: Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe ngacmoi seksualisht 2 vajzat e tyre të mitura
Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 39 vjeçar në Kukës, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e tyre të mitura.
Sipas “Top Channel”, në banesën e të dyshuarit është sekuestruar edhe municion luftarak.
“Në zbatim të masave të planit operacional të koduar “Sundimi i ligjit”, si dhe me mbështetjen te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. D., 39 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij dhe se ka ngacmuar seksualisht 2 vajzat e tyre të mitura.” – thuhet tutje.