Arrestohet 36-vjeçari në Gjilan, iu gjetën armë dhe fishekë pa leje - NACIONALE

Arrestohet 36-vjeçari në Gjilan, iu gjetën armë dhe fishekë pa leje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është arrestuar pasi që në çantën e tij të krahut është gjetur një armë e llojit Zastava dhe një karikator me shtatë fishekë pa leje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i arrestuar është A.K. 36-vjeçar dhe se i njëjti është ndalur me makinën e tij për kontrollë në rruën “Raif Halimi” në Gjilan.

“Me datën 13.01.2024 rreth orës 08:30 patrulla policore e Stacionit Policor Gjilan gjatë kontrollit rutinë në rrugën ‘’Raif Halimi’’ në qytetin e Gjilanit ka ndalur një veturë me targa vendore. Gjatë kontrollit tek pasagjeri i kësaj veture A.K. (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar shqiptar) në çantën e krahut ka gjetur dhe konfiskuar një (1) revole të llojit Zastava e kalibrit 7.65 mm, një (1) karikator dhe shtatë (7) fishekë, të gjitha këto pa leje.” – thuhet në njoftim.

PK ka bërë të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj ti do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ – thuhet ndër të tjera në njoftim.

Lajme të ngjashme