Arrestohet 36-vjeçari në Ferizaj, gjuajti me armë zjarri në aheng familjar
Është arrestuar një person pasi dyshohet se ka shtënë në ajër me armë zjarri në një aheng familjar në Ferizaj.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se informacionin e kishin pranuar rreth orës 00:30, më 19.07.2024 se në rrugën “Epopeja e Jezercit”.
Më pas, Policia ka arritur që ta idenfikojë të dyshuarin, D.I. i moshës 36-vjeçare që dyshohet se kishte shtënë me armë në ahengun familjar dhe tek i cili ka gjetur armën e zjarrit.
“I dyshuari D.I. është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë)” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 20.07.2024.
Rasti është inicuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.