Arrestohet 33-vjeçari në Kaçanik, dyshohet se sulmoi dhe kanosi prindërit - NACIONALE

Arrestohet 33-vjeçari në Kaçanik, dyshohet se sulmoi dhe kanosi prindërit

2 javë më parë

nga NACIONALE

Një 33-vjeçar është arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se ka sulmuar dhe kanosur prindërit e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:45, pas një njoftimi për një mosmarrëveshje në një rrugë të qytetit. Dy viktimat kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, ndërsa është intervistuar edhe një dëshmitar.

I dyshuari, i cili po ashtu ka marrë trajtim mjekësor pasi kishte deklaruar se nuk ndihej mirë, është ndaluar për 48 orë. Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”.

Lajme të ngjashme