Arrestohet 30-vjeçari në Ferizaj, ishte i dënuar me 3 vjet burgim
Të premten është arrestuar një person në Ferizaj, i cili ishte në kërkim.
Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 09:30 në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet I.L (M/K) i moshës 30 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare’’ me dënim burgimi prej tri ( 3 ) viteve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.