Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar në Ferizaj, dërgohet me burgim
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot ka arrestuar një person me iniciale B.I, i moshës 23-vjeçare.
Policia njofton se në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
23-vjeçari ishte duke vuajtur dënimin e caktuar për një vit.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, njofton policia, raporton Express.