Arrestohet 21 vjeçari në Kaçanik për vjedhje të rëndë, pranon fajin para policisë
Policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Stacionin Policor në Kaçanik janë raportuar dy raste: “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje e rëndë në tentativë”, të cilat kanë ndodhur në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.
Sipas njoftimit, menjëherë pas marrjes së informacioneve, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme hetimore. Si rezultat i hetimeve, hetuesit e Stacionit Policor në Kaçanik kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin, I.R., 21 vjeç.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar se ishte i përfshirë në dy rastet e raportuara, si dhe në një rast tjetër të “Vjedhjes së rëndë”, i cili ishte raportuar më 8 korrik.