Arrestohet 18-vjeçari në Obiliq, dyshohet për vjedhje të rëndë
Është arrestuar një person 18-vjeç i dyshuar për vjedhje të rëndë në Obiliq.
Policia e Kosovës për një komunikate ka bërë të ditur se rasti është raportuar më 01.12.2022, dhe dyshohet se janë vjedhur disa pajisje pune.
“Sot nga njësite policore të stacionit të Obiliqit, është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të rëndë. Rasi është raportuar me datën 01.12.2022, ku nga dy persona të dyshuar, dyshohet të jenë vjedhur disa pajisje pune. Puna e hetuesve të stacionit policor të Obiliqit, pas marrjes së disa veprimeve operative ka rezultuar me arrestimin e njërit nga personat e dyshuar, si dhe gjetjen e sekuestrimin e mjeteve të cilat janë raportuar të vjedhura. Personi i dyshuar: - D.G, mashkull, 18 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e hetuesve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.