Arrestohen tre persona në Gjakovë, dyshohen për skema piramidale të bixhozit
Policia e Kosovës ka njoftuar se sonte në orër e mbrëmjes ka arrestuar tre persona nën dyshimin e organizimit të paligjshëm të bixhozit.
“Sonte në orët e pasdites, si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Stacioni Policor në Gjakovë, konkretisht nga Njësia e Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është realizuar kontroll në lokalin e të dyshuarit F. M., në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, ku dyshohej se organizoheshin skema piramidale dhe bixhoz i kundërligjshëm”, njofton PK-ja.
Të arreshtuarit janë të gjinis mashkullore me inicialet; F.M (pronar i lokalit), M. GJ dhe F.F.
“Gjatë zbatimit të kontrollit në këtë lokacion janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale katër aparate të llojit “APEX””, njofton policia.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast penal për hetim “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Po ashtu me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari me inicialet F. M., është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit te tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.