Arrestohen tre persona për krim të organizuar në Prishtinë - NACIONALE

Arrestohen tre persona për krim të organizuar në Prishtinë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Prishtinë, 4 shkurt 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.

Të dyshuarit me inicialet F.M., V.M. dhe A.D. po hetohen për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, në lidhje me veprat penale “Mashtrimi” dhe “Hyrja në sistemet kompjuterike”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit dyshohet se nga viti 2021 e tutje, në bashkëkryerje me persona të tjerë, janë paraqitur rrejshëm si punëtorë bankash, duke kryer mashtrime me elemente ndërkombëtare.

Gjatë aksionit, në koordinim me Policinë e Kosovës, janë sekuestruar prova materiale, përfshirë telefona, laptopë dhe para të gatshme në vlerë prej 11.756 euro.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Lajme të ngjashme