Arrestohen tre persona për grabitje në dy raste të ndryshme, mes tyre dy të mitur - NACIONALE

Arrestohen tre persona për grabitje në dy raste të ndryshme, mes tyre dy të mitur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tre persona janë arrestuar për shkak të dy raste të ndyshme të grabitjes në Prishtinë, ka njoftuar policia e Kosovës.

Sipas policisë rasti i parë ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti, ku nën kërcënimin e thikës i është vjedhur portofli një shtetase të huaj, siç thuhet në njoftim pas identifikimit dhe arrestimit i dyshuari dërguar në mbajtje.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur me 25 gusht 2024, në lagjen Dardania në Prishtinë ku të dyshuari janë dy të mitur, pas arrestimit ata janë deguar në qëndra të mbajtjes.

“Arrestohen tre persona të dyshuar për dy raste të ndara të grabitjeve. Nga zyrtarët e Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit, në aksione të ndara, janë arrestuar tre persona, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se janë përfshirë në veprat grabitje. Rasti i parë është raportuar në shkurt të vitit 2024, ku në një banesë në rrugën Rrustem Statovci në Prishtinë, ankueses (shtetase e huaj) nën kërcënimin e armës(thikë) i është grabitur portofoli. Lidhur me këtë rast është identifikuar dhe arrestuari i dyshuari i cili është dërguar në mbajtje. Ndërsa për rastin e dytë që është raportuar me datën 25.08.2024 në lagjen Dardania në Prishtinë, nga hetuesit policor janë identifikuar dhe arrestuar dy persona (të mitur) të dyshuar. Ndaj tyre kanë filluar veprimet dhe procedurat e nevojshme policore lidhur me rastin, ndërkohë që me vendim të prokurorit po mbahen në qendrën e mbajtjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme