Arrestohen tre persona në Ferizaj të dyshuar për vjedhje, reperi Mozzik thotë se grabitën edhe shtëpinë e tij - NACIONALE

Arrestohen tre persona në Ferizaj të dyshuar për vjedhje, reperi Mozzik thotë se grabitën edhe shtëpinë e tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se janë arrestuar tre persona të kërkuar për disa vjedhje të rënda në Ferizaj.

Në njoftimin e Policisë, u konfirmua se të dyshuarve u janë sekuestruar edhe armë.

Ndërkohë, reperi Gramoz Aliu i njohur si Mozzik, ka thënë se të arrestuarit janë ata që kryen vjedhje para disa muajsh në shtëpinë e tij.

“Për çdo lavdatë Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Gazmend Hoxha për angazhimin profesional e të sinqertë . Gjithsesi ekipa fantastike e Sektorit Rajonal të Hetuesisë Ferizaj në këtë zingjirë nga unë marrin duartrokitjet më të mëdhajat. Qenkan arrestuar 3 persona të qytetit Ferizaj ku edhe dyshohen se njëra nga veprat kriminale që kan kryer është pikërisht shtëpia ime ( e vjedhur e thyer) .” – ka shkruar ai në Facebook.

“Qdo ditë qe i thash vetës gjatë këtyre 2 muajve " Spo punojnë" " Po pritojnë " Policia paskam pas gabim . Publikisht Falenderoj Ekipën e Sektorit Rajonal të Hetuesisë Ferizaj.” – ka thënë tutje Mozzik.

Lajme të ngjashme