Arrestohen në Gjilan dy shtetas të Serbisë për hyrje ilegale në Kosovë - NACIONALE

Arrestohen në Gjilan dy shtetas të Serbisë për hyrje ilegale në Kosovë

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Dy persona janë arrestuar më 14 shkurt 2026, rreth orës 10:40, në fshatin Pogragjë të Gjilan, nën dyshimin për hyrje ilegale në territorin e Kosovës.

Sipas policisë, njësia patrulluese ka ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin dy të dyshuar meshkuj, shtetas të Serbisë, të cilët dyshohet se kishin hyrë në Kosovë përmes një rruge ilegale.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa pas intervistimit, me vendim të tij, të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme