Arrestohen katër llapjanë: I sulmuan dy të tjerë për pronë, detaje nga Policia - NACIONALE

Arrestohen katër llapjanë: I sulmuan dy të tjerë për pronë, detaje nga Policia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër qytetarë të Podujevës janë arrestuar dje nga Policia.

Ata u kanë shkaktuar lëndime të rënda dy personave të tjerë, si pasojë e një kontesti pronësor.

Njoftimi:

Podujevë 06.05.2024-11:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Dy viktimat dhe tre të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme