Arrestohen dy vëllezërit nga Gjilani, dyshohet se dhunuan seksualisht një vajzë të mitur
Një 16 vjeçare në Gjilan është dhunuar seksualisht për dy muaj nga dy vëllezër nga Gjilani.
Burime të Gazetës Sinjali kanë konfirmuar se dy të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas dëshmisë së vajzës, dy të dyshuarit kanë kryer marrëdhënie seksuale me të në mars dhe në prill dhe rasti dyshohet se ka ndodhur në fshatin Veleknicë.
Policia u aktivizua dhe i rrestoi të dyshuarit, pas denoncimit të të miturës.
Pas përfundimit të procedurave, Prokurori Ishtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim, nën dyshimet se dy vëllëzërit kanë kryer veprën penale “Dhunimi”.