Arrestohen dy të rinj në Francë, dyshohen se po planifikonin sulme - NACIONALE

Arrestohen dy të rinj në Francë, dyshohen se po planifikonin sulme

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Dy të rinj të moshës 16-vjeçare u arrestuan në pjesën veriore të Francës më herët këtë javë nën dyshimin se po planifikonin sulme ndaj një qendre tregtare ose një salle koncertesh.

Lajmin e bëri të ditur të premten zyra e prokurorit francez kundër terrorizmit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Prokurori kundër terrorizmit tha se dy të rinjtë kishin filluar që ta ndiqnin propagandën xhihadiste.

Prokurori nuk i publikoi emrat e dy 16-vjeçarëve të arrestuar.

Lajme të ngjashme