Arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë: U kapën me 26 pako fëstek në duar, vlera 114 euro
Janë arrestuar dy të dyshuar në Prishtinë.
Sipas Policisë, ata u kapën me 26 pako fëstëk në duar në vlerë 114 euro.
Njoftimi i Policisë:
Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 19.03.2024-13:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë tentuar të kryejnë vjedhje në market, njërit prej tyre i janë gjetur në dorë 26 pako me fëstëk në vlerë rreth 114€. Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.