Arrestohen dy persona në Suharekë, kishin privuar nga liria e lëvizjes një mashkull - NACIONALE

Arrestohen dy persona në Suharekë, kishin privuar nga liria e lëvizjes një mashkull

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Suharekë ka arrestuar dy persona.

Sipas policisë, ata dyshohen se për shkak të një borxhi e kishin mbajtur të mbyllur në kafiteri një person.

Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se viktima është sulmuar edhe fizikisht nga të dyshuarit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit kishin privuar nga liria e lëvizjes viktimën mashkull kosovar duke e mbajtur atë në një kafiteri. Të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte si dhe kanosur viktimën”, është thënë në raport.

Lajme të ngjashme