Arrestohen dy persona në dy raste të ndara, dyshohen për kultivim të bimëve narkotike - NACIONALE

Arrestohen dy persona në dy raste të ndara, dyshohen për kultivim të bimëve narkotike

3 orë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në dy raste të ndara në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë se janë diku rreth 20 bimë narkotike të kultivuara në dy rastet.

“Ne dy raste te ndara, nje ne Peje dhe nje ne komunen e Istogut jane arrestuar nga Policia e Kosoves dhe ndaluar me urdher te prokurorit te shtetit dy persona per kultivim te bimeve narkotike te dyshuar te llojit Mahijuan. Jane diku rreth 20 bime narkotike te kultivuara ne dy rastet.

Lidhur me keto dy rastet do te ndermerren te gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosoves, perkatesisht Njesitin per Luftimin e Narkotikeve te Policise se Kosoves ne Peje. Gjithashtu, prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do t’i ndermerr veprimet e nevojshme ligjore per sigurimin e prezences se te pandehurve ne procedure penale”, ka thënë ai për Nacionalen.

Lajme të ngjashme