Arrestohen dy persona në Drenas, dyshohen për “vjedhje të rënda”
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Drenas, pasi dyshohen për “vjedhje të rënda”.
Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se rastet kanë ndodhur gjatë periudhës nëntor 2023 – janar 2024.
“Puna e hetuesve të stacionit policor të Drenasit është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritë që të arrestojnë personat e dyshuar:
– A.U . mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
– G. S, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe të sekuestroj një armë të gjatë dhe disa pajisje pune të cilat dyshohet të jenë të vjedhura.” – thuhet në njoftim.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe dyshohen për “armëmbajtje pa leje” dhe së paku gjashtë raste të vjedhjes së rënda.
Policia ka konfirmuar se më herët, është arrestuar edhe një person tjetër për të njëjtat raste.