Arrestohen dy persona, dyshohet se rrahën një tjetër në një lokal
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, një i moshës 22 vjeçare dhe një tjetër 20 vjeç, nën dyshimet se kanë sulmuar fizikisht një tjetër në një lokal në Plemetin të Obiliqit.
Policia përmes një komunikate për media, bën të ditur se rasti është lajmëruar mbrëmë, rreth orës 00:10.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe menjëherë kanë identifikuar dhe arrestuar dy personat e dyshuar: S.J, mashkull, 22 vjeç dhe - M.B, mashkull, 20 vjeç.” – thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, bëhet e ditur se të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, ndaj tyre është hapur rast për veprën “lendim trupor”.