Arrestohen dy gra nga Prizreni pasi sulmuan fizikisht një të mitur dhe dy policë - NACIONALE

Arrestohen dy gra nga Prizreni pasi sulmuan fizikisht një të mitur dhe dy policë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy gra nga Prizreni janë arrestuar pasi kishin sulmuar fizikisht një të mitur.

Përveç sulmit, këto dy gra, sipas raportit 24 orësh të PK-së, kishin penguar e sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Të gjithë kanë pranuar trajtim mjekësor.

Raporti i plotë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Prizren 23.04.2024 – 13:22. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që, dyshohej që kishin sulmuar fizikisht një të mitur, ku më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Dy të dyshuarat dhe dy zyrtarë policorë, një mashkull dhe një femër kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme