Arrestohen 7 persona në Pejë, dyshohen për dallavere me patentë shofer - NACIONALE

Arrestohen 7 persona në Pejë, dyshohen për dallavere me patentë shofer

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtatë persona janë arrestuar në Pejë, të dyshuar për dallavere me patentë-shofer në Pejë.

Këtë e ka bërë të ditur prokurorja Valbona Haxhosja, për Klan Kosova.

“Për momentin janë duke u intervistuar. Nuk dihet ende se kush do të ndalohet nga ta. Nuk është marrë ndonjë vendim. Po presim”, tha ajo.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Përmes një videoje ai bëri të ditur se në mes e të arrestuarve janë edhe zyrtarë që kanë punuar me patentë-shofer në Pejë, raporton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme