Arrestohen 4 persona për posedim të narkotikëve, konfiskohet dy lloje të drogës
Policia e Kosovës tashmë ka dërguar raportin 24-orësh, në të cilin evidenton rastet e raportuara në polici.
Sipas raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona për posedim të narkotikëve.
Një rast ka ndodhur në Podujevë.
“Rr. Drenica, Fushë Kosovë 29.12.2023-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 19.46 gram substance narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – shkruhet në raport.
Një rast tjetër ka ndodhur në Podujevë, ku janë arrestuar tre persona.
“Rr. Skënderbeu, Podujevë 29.12.2023-17:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar 15.03 gram substance narkotike, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar edhe një armë zjarri me një karikator dhe gjashtë fishek të kalibrit 7.62 mm , 98.3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 4.5 gram kokaine , dy peshore digjitale dhe 90 copë fishek. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.” – shkruhet në raport.
Ndërsa në Prizren është gjetur marihuanë në afërsi të një veture, ndërsa ky rast po hetohet ende.
“Rr. Qenë Qena, Prizren 28.12.2023-19:20. Raportohet se në afërsi të një veture është gjetur dhe konfiskuar 8.81 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është duke u hetuar.” – shkruhet aty.