Arrestohen 3 persona në Prizren, të dyshuar për kanosje - NACIONALE

Arrestohen 3 persona në Prizren, të dyshuar për kanosje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës njofton se sot 3 persona janë arrestuar, të dyshuar për “Kanosje”, “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Përdorimi i armës”, në lagjen Arbana në Prizren.

“Ankues vëllezër në mes veti pas një mosmarrëveshje me fqinj e tyre A H ,fillimisht janë fjalosur dhe me pas i dyshuari ka hyr ne shtëpinë e tije ku ka nxjerrë një armë ku sipas tyre ka shtëne dy herë. Pasi janë dëgjuar te shtënat e armës ankuesit janë larguar dhe me pas kanë njoftuar policin”, njofton Policia e Kosovës.

Njësitë policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit D.H (1995) I dyshuar se ka kanosur me armë zjarri ankuesit, D.Q (1989) dhe .D.Q (1987).

“Njësitet policore gjatë hetimit të rastit ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale :

• Një Pistoleta VZOR 50 cal.7.65 mm

• Një karikator i zbrazur dhe 26 fishek”, njofton Policia e Kosovës.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, dhe janë në masën e ndalimit për 48 orë.

Lajme të ngjashme