Arrestohen 2 persona për dhunimin e një 11-vjeçareje - NACIONALE

Arrestohen 2 persona për dhunimin e një 11-vjeçareje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë në rrugën “Hys Popova” në Prishtinë, pesë persona dyshohet se e kanë dhunuar një vajzë të moshës 11-vjeçare në disa lokacione.

Gazeta Nacionale ka mësuar se e mitura rastin e ka denoncuar në polici së bashku më nënën e sajë.

Siç mëson Sinjali, lidhur më rastin dy persona janë arrestuar dhe tashmë lajmi është konfirmuar për gazetën Nacionale enga Prokuroria e Prishtinës.

Bazuar në dëshminë e nënës së saj, e cila e denoncoi rastin në Polici, thuhet se vajza kishte dalë nga shtëpia, të shtunën në orët e mbrëmjes dhe nuk ka pasur asnjë informacion për fatin e saj. Pas mesnate, vajza u gjet dhe në gjendje të keqe emocionale ku dhe rrëfeu se çfarë i kishte ndodhur.

Para hetuesve dhe zyrtarëve për punë sociale, siç raporton Sinjali, 11-vjeçarja ka treguar se e kanë dhunuar pesë persona, në disa lokacione të ndryshme, teksa ende nuk dihen detajet të reja.

Dy personat që u arrestuan janë një 26-vjeçar dhe një 16-vjeçar, ndaj të cilëve është shqiptuar masa e ndalimit.

Lajme të ngjashme