Arrestohen 13 persona pas incidentit në Prishtinë: Policia gjen kallash, revole e fishekë - NACIONALE

Arrestohen 13 persona pas incidentit në Prishtinë: Policia gjen kallash, revole e fishekë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një person është plagosur me armë zjarri dhe një tjetër është lënduar pas një incidenti me armë të mërkurën në Prishtinë. Policia në lidhje me rastin ka arrestuar 13 persona, të cilët janë dërguar në mbajtje.

Përmes raportit 24 orësh, policia ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ndërkaq, është gjetur një revole dhe një fishek, ndërsa pas hetimeve, është gjetur edhe një AK47 në posedim të njërit nga të arrestuarit.

“Prishtinë / 23.10.2024 – 01:22. Pas raportimit për të shtëna me armë, policia në vendin e ngjarjes ka hasur në dy viktimat meshkuj kosovarë njëri i plagosur nga arma, ndërsa tjetri me lëndime. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një fishek. Lidhur me incidentin janë arrestuar trembëdhjetë (13) meshkuj kosovarë të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është arritur të identifikohet dhe sekuestrohet edhe një armë AK 47 që ishte në posedim të njërit nga të dyshuarit e arrestuar. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe një DËR i kamerave të sigurisë që ishte larguar nga njëri prej të arrestuarve me qëllim të fshehjes së provave. Lidhur me rastin njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet për procedurat e mëtejme hetimore.” – thuhet në raport.

Lajme të ngjashme