Arrestohen 10 persona në Gjakovë për organizim të skemave piramidale - NACIONALE

Arrestohen 10 persona në Gjakovë për organizim të skemave piramidale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar 10 persona në Gjakovë, të dyshuar për përfshirje në organizimin e skemave piramidale.

Gjatë një operacioni në dy lokacione të ndryshme, autoritetet kanë sekuestruar tre aparate të llojit APEX, një shumë prej 5,645 eurosh, 250 franga zvicerane, 140 dollarë, 90 paund britanik, si dhe çipa pokeri.

Në veturën e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.

“ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE- Gjakovë / 22.03.2025 – 03:00. Janë arrestuar dhjetë (10) të dyshuar kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur. Gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar 3 aparate APEX, para të gatshme 5645 €, 250 franga Zvicerane, 140 $, 90 pound, çipa të pokerit, dhe po ashtu në veturën e njërit nga të dyshuarit është gjetur e konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.”

Lajme të ngjashme