Arrestohem gjashtë persona në dy raste të ndara, dyshohen për prostitucion
Policia e Kosovës në dy raste të ndara në rajonin e Prishtinës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë kësaj jave ka ndërmarrë veprimet si në vijim duke arrestuar gjashtë persona për dyshimin e kryerjes së veprës penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion”.
Sipas njoftimit të PK-së, në rastin e parë janë arrestuar dy femra shtetase të Republikës së Kosovës, pasi dyshohet se të njëjtat kishin marrë një objekt banesor me qera, me qëllim të shfrytëzimit për kryerjen e kësaj vepre.
Lidhur me rastin dy të dyshuar me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërsa sipas policisë, në rasin e dytë janë arrestuar katër persona (3 femra shtetase të Republikës së Shqipërisë, dhe 1 mashkull Kosovar), nën dyshimin se të njëjtit në dy lokale në Rajonin e Prishtinës dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë.
Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.