Arrestimi i Radoiçiqit, Mirena: Serbia përmes propagandës po mundohet ta rimerr veten - NACIONALE

Arrestimi i Radoiçiqit, Mirena: Serbia përmes propagandës po mundohet ta rimerr veten

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Mirena ka komentuar arrestimin e Milan Radoiçiqit nga autoritetet serbe.

Ai ka thënë se pas disfatës në Banjskë Serbia përmes propagandës po mundohet ta rimerr veten.

Sipas tij, në këtë funksion është edhe arrestimi i kriminelit Radoiçiq.

Pas disfates ne Banjska, Serbia po mundohet permes propagandes te rimerr veten ne syte e bashkesise nderkombetare. Ne funksion te ketyre perpjekjeve ishin konferencat e shpeshta te zyrtarve dhe ushtarakeve serb, e tille ishte intervista e Vucicit ne CNN, dhe sot farsa me arrestimin e terroristit Radojqiq”, ka shkruar Mirena në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka ftuar liderët institucionalë që të angazhohen në mënyrë që Kosova mos të humb avantazhin që ka krijuar në raport me Serbinë.

Kam frike qe k’ta shmoklanat qe i kemi ne hyqymet kane me ja humb Kosoves avantazhin qe e krijoi ne raport me agresionin e Serbise tash e disa vite ndaj vendit tone. Venerone psh pasivitetin e Ministrise se Puneve te Jashtme pas ketyre ngjarjeve dramatike dhe e kuptoni qe qullat qe i kemi ne pushtet mund t’na e humbasin edhe kete joker qe na ra n’dore”, ka shkruar Mirena.

Lajme të ngjashme