Arrestimi i ministrit Damka, kryeprokurori: Personat u kërcënuan me jetë
Ministri i Zhvillimit Rajonal në Qeverinë e Kosovës, Fikrim Damka, u arrestua.
Vetëm 20 metra nga parku ku dyshohet se ndodhi rasti, ndodhet edhe selia e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, kryetar i secilës është ministri Damka.
Sipas kryeprokurorit të Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu, personat janë kërcënuar me jetë.
“Kemi marrë një informatë diku rreth orës 18:30 minuta se kemi dy persona, dy viktima një grua dhe një burrë të cilët janë viktima të sulmit dhe kanosjes nga se paku tre persona. Fillimisht kemi pasur tre persona të dyshuar dhe vazhdojmë t’i kemi, mirëpo rasti ka ndodhur në një hapësirë në një ambient ku kanë qenë prezentë rreth 20 persona të tjerë, por në bazë të viktimave dhe hetimeve fillestare kemi arritur të sigurojmë prova për dy persona për të cilët është krijuar dyshimi i arsyeshëm e më pas i bazuar dhe janë dërguar në mbajtje”- tha Kryeziu për KALLXO.com.