Arrestimi i kreu të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Sinani: Më e papranueshme që disa besojnë që Serbia ka ndryshuar - NACIONALE

Arrestimi i kreu të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Sinani: Më e papranueshme që disa besojnë që Serbia ka ndryshuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, pasi që ky i fundit ka lejuar një shfaqje teatrale të financuar nga Kosova.

Sinani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se situata gjithmonë ka qenë e qartë edhe për ata që nuk kanë dashtë ta shoshin, Serbia e ka theksuar sërish.

Sinani ka shtuar se së bashku me kryetarin Jetmir Ismaili, i arrestuar është edhe regjisori i shfaqjes, Gani Veseli.

Situata gjithnjë ka qenë e qartë për ata që kanë dashur të shohin, por edhe nëse kanë injoruar realitetin, Serbia sërish na e thekson. Imagjinoni, në shekullin XXI, vitin 2023, në kontinentin e Evropës, policia e Serbisë ka marrë në shtëpinë e tij në Nesalcë drejtorin e Shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismailin dhe regjisorin e shfaqjes, Gani Veseli.” – ka shkruar ajo.

Sinani ka thënë se më e papranueshme është vetëm iluzioni se disa besojnë që Serbia ka ndryshuar.

“Më e papranueshme se kjo është vetëm iluzioni i disave që besojnë se Serbia ka ndryshuar. Ajo është po ajo e njëjta që nuk duron asgjë shqiptare.” – ka përfunduar ajo.

Lajme të ngjashme