Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së nga Maqedonia e V., Mexhiti: Mendoj se do të lirohet
Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i pari në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ka folur rreth arrestimit të Blerim Ramadanit, ish-ushtar i UÇK-së.
Në “Pressing”, Mexhiti ka vlerësuar se e ka pranuar me keqardhje lajmin e arrestimit.
“Me keqardhje e kemi pranu lajmin, këtu e keqpërdor se Serbia është pjesë e Interpol-it dhe i aktivizon kohë pas kohe emrat. Për ta informuar opinionin ky nuk është rasti i parë, ka pas në të kaluarën ka qenë rasti Dugolli, Morina dhe fatkeqësisht ndodhi edhe rasti i Blerimit. Ne po bëjmë maksimumin që fillimisht ai të trajtohet mirë në burg”, tha Mexhiti mbrëmë.
Tutje, Mexhiti ka deklaruar se janë duke bërë çmos që të lirohet Ramadani.
“Po mundohemi të lëvizë drejtësia më shpejtë sepse dy raste të tjera kanë përfundu në Gjykatën Supreme dhe në fund Gjykata Supreme i ka liruar të pafajshëm. Po bashkëbisedojmë me Qeverinë e Kosovës dhe mendoj që edhe ky rast do përfundojë njejtë, do të lirohet nga Gjykata Supreme”, u shpreh ai.