Arrestimi i Ilir Metës, ShBA-ja: Mbështesim përpjekjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit - NACIONALE

Arrestimi i Ilir Metës, ShBA-ja: Mbështesim përpjekjet e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar mbështetjen për SPAK-un në Shqipëri.

ShBA-ja është pyetur nga Radio Evropa e Lirë për arrestimin e Ilir Metës, ish-president i Shqipërisë.

Në një përgjigje për REL, DASh-i ka ritheksuar se ShBA-ja mbështesin përparimin e Shqipërisë në sundimin e ligjit.

“Jemi në dijeni të arrestimit. Ju referojmë tek autoritetet shqiptare për detaje të mëtejshme në lidhje me rastin. Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit, përfshirë përpjekjet e SPAK-ut për të ndjekur penalisht korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, në përputhje me ligjin” – tha zëdhënësi i DASH-it.

Lajme të ngjashme