Arrestimi i asamblistit të VV-së, deklarohet Inspektorati Policor i Kosovës
Arrestimi i djeshëm i asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Arianit Beqiri, ka nxitur reagime të ndryshme.
Shumë zyrtar të VV-së kanë vlerësuar se arrestimi nga Policia e Kosovës ka qenë i dhunshëm.
Megjithatë, Inspektorati Policor i Kosovës ka deklaruar se ende nuk ka marrë asnjë ankesë për këtë rast.
“IPK deri tani nuk ka pranuar ndonjë ankesë lidhur me këtë rast, sidoqoftë sipas detyrës IPK në kuadër të autorizimeve ligjore do të analizoj videot për të verifikuar sjelljet dhe reagimin e zyrtarëve policorë”, ka thënë për Sinjalin zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka.