Arrestimet në MPB, deklarohen edhe nga Policia e Kosovës
Tre persona janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër është intervistuar në cilësinë e të dyshuarës në lidhje me përfshirje në veprimtari penale brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Policia e Kosovës në një komunikatë për media ka dhënë detaje për operacionin e realizuar në zyrat e Drejtorisë për Shtetësi, Azil dhe Migrim.
Mes tjerash bëhet me dije se gjatë aksionit janë sekuestruar edhe prova dhe dëshmi relevante.
“Policia ka sekuestruar prova dhe dëshmi relevante që lidhen me rastin. Janë arrestuar dy të dyshuar, zyrtarë të DShAM-së: G.J., (viti i lindjes 1975, femër kosovare) dhe F.Sh., (viti i lindjes 1979, femër kosovare). Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar edhe D.K., (viti i lindjes 1988, mashkull, shtetas i huaj). Po ashtu në cilësi të të dyshuarës është intervistuar edhe E.Q., (viti i lindjes 1972, femër kosovare).
Personat e lartcekur, dyshohet se në bashkëkryerje kanë lëshuar leje qëndrimi për shtetas të huaj, duke u mundësuar atyre pajisjen me dokumentacionin përkatës, duke përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme. Ndaj të dyshuarave është iniciuar rasti karshi veprave penale: ‘keqpërdorimi pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar’ dhe ‘dhënia e ryshfetit’”, thuhet në njoftim.
Komunikata e plotë: