Arratisja e një serbi nga burgu në Mitrovicë, Deputetja Haxhiu njofton se është arrestuar një oficer korrektues - NACIONALE

Arratisja e një serbi nga burgu në Mitrovicë, Deputetja Haxhiu njofton se është arrestuar një oficer korrektues

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arratisja e një serbi nga paraburgimi në Mitrovicë ka çuar në pezullimin – dhe arrestimin – e një oficeri korrektues në Qendrën e Paraburgimit.

Me këtë rast, numri i zyrtarëve të pezulluar arrin në gjashtë: drejtori i Qendrës, një mbikëqyrës i lartë dhe katër zyrtarë korrektues – tha Haxhiu.

Postimi i plotë:

Në kuadër të hetimeve për arratisjen nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, sot është pezulluar nga puna edhe një oficer korrektues, i cili edhe është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Me këtë rast, numri i zyrtarëve të pezulluar arrin në gjashtë: drejtori i Qendrës, një mbikëqyrës i lartë dhe katër zyrtarë korrektues.

Si Ministre e Drejtësisë, ritheksoj se askush nuk është mbi ligjin. Çdo shkelje do të trajtohet me vendosmëri, duke garantuar llogaridhënie dhe siguri në të gjitha institucionet korrektuese.

Lajme të ngjashme