Shyqyri Haxha e paditë Armend Mujën për shpifje
Padi për shpifje ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar ish-kryeshefi ekzekutiv i Postë-Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha.
Haxha ka njoftuar vet për këtë padi.
“Sot kam dorëzuar përmes Avokatit tim Padinë Kunder Shpifjes Publike qe ka bërë Zyrtari i LVV-se Aremend Muja”, ka shkruar Haxha.

Njoftimi i plotë i tij:
Te nderuar miq!
Duke i besuar drejtësisë gjykatave te Kosovës të cilat u ndertuan mbi sakrifcën e luftës së shumë brezave për liri dhe mbi parimet e Kushetutës së Kosovës, dhe duke vendosur të mos durojmë më tutje shpifjet dhe etiketimet e askujt pavarësishtë pozites emërit apo mbiemërit sot kam dorezuar permes Avokatit tim Padinë Kunder Shpifjes Publike qe ka bërë Zyrtari i LVV-se Aremend Muja.
Faktet dhe provat bashkë me Padinë do te shqyrtohen nga Gjykata Themelore ne Prishtinë.
Le të flas drejtësia në fund secili ti nenshtrohemi me veprimet tona.