Armend ‘Çudi’ Muja: Shërbehet me postimet e Shenoll Muharremit, por veç kur i shkojnë për shtati
Shenoll Muharremi njihet për një nga punditët më të mirë e objektiv të shtjellimit të shifrave në ekonomi – por edhe për mendim të thukët për politikë të jashtme. Me raste është tolerant ndaj pushtetit, në raste të tjera kritik i rreptë.
Por, Armend Muja, deputeti i Vetëvendosjes, i ka rënë në fije: i referohet duke ia shpërndarë shkrimet vetëm atëherë kur i përshtatet.
Kështu ndodhi para një ore kur Muja u shërbye me një vështrim të Muharremit.
“Përditësimi mujor i programit të LDK (Rrugës së Re) - në një shkrim z.Muharremi i paska rekomanduar LDK-së që të bëjnë një rishikim të programit Rruga e Re sepse rritja ekonomike 5% qenka më e ulët se tendenca paraprake e LVV(6%) dhe planet e Qeverisë për rritje 6.2% gjatë 2026-2029”, shkroi Muja.
“Meqë koeficientin e pagave e përditësuan nga 125 në 150 euro pas rritjes së pagave nga Qeveria, rendi është edhe rritjen ekonomike, bile 7-8%, që të duket më shumë se LVV! Gjithashtu, rrini gati që edhe premtimi që ‘Buxheti 5 miliardë deri në fund të mandatit’ të përditësohet javëve në vazhdim!”, shkroi ai.