Armë dhe pajisje ushtarake gjenden në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit ka zbuluar armë dhe pajisje të tjera në një shtëpi të pabanuar në fshatin Prelez, Zubin Potok.
Sipas raportit 24-orësh, janë konfiskuar një pistoletë, dy uniforma, një karikator i zbrazët i AK-47, tri gëzhoja dhe dokumente të tjera.
Ngjarja ka ndodhur më 29 mars 2026, rreth orës 15:50.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë në vazhdim.