Armatim, granata dore dhe pajisje tjera ushtarake gjenden në dy lokacione në Zubin Potok
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi përmes llogarisë së tij në Facebook se në veri të Kosovës janë zbuluar armë, granata dore dhe pajisje ushtarake.
Sipas tij, gjetjet janë bërë në dy lokacione të ndryshme në komunën e Zubin Potokut.