Arkitekti Geci ofendon rëndë Zana Avdiun, e quan pelë - NACIONALE

Arkitekti Geci ofendon rëndë Zana Avdiun, e quan pelë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një qytetar nga Bujanovci, me emrin Rexhep Xhemaili ka kërcënuar aktivisten Zana Avdiu, duke thënë se “do t’ia heqë kokën”. Lajmi është bërë publik nga avokati Arianit Koci. Por poshtë postimit të tij, një koment skandaloz e ka bërë arkitekti Visar Geci.

Ky i fundit, e ka ofenduar aktivisten Avdiu, duke e quajtur “pelë”.

“Po kryje punen tane e mos e publikoi m*** se tani kojshillaku po ta përdorin për interesa të vet...Nëse e publikon nuk përfiton as ajo pela, as ti! Shko në polici, paraqite rastin...qaq! Apo patjeter duhesh me nda me neve?” – ka shkruar ai.

Për shkak se cilësoi gjestin e lojtarit Granit Xhaka, si “akt rrugaqi”, Avdiu ka marrë me mijëra kërcënime e ofendime nga qytetarë nëpër rrjete sociale.

Kjo situatë nuk i pëlqeu aspak Ragip Xhakës, që u lidh drejtpërdrejt në "T7", duke kërcënuar aktivisten, gjë që nxiti edhe më shumë reagime.

"Zana Avdiut le t'i vjen turp. Turp le t'i vjen që e quan Xhakën rrugaç. Është e turpshme që ajo i del kundër shqiptarisë, nuk e di çka është sporti, e çka janë emocionet.” – tha ai.

Lajme të ngjashme