Arifi: VV-ja do ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme
Ish-kryenegociatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Avni Arifi, ka paralajmëruar se VV-ja do ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
Këtë paralajmërim ai e ka bazuar në reflektimet e fundit të zyrtarëve të VV-së.
Sipas tij, këtë veprim VV-ja do ta bëjë pasi ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatë Kushtetuese.
“Në atë çfarë reflektojnë zyrtarët e VV-së, shanset janë reale që pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e statuti të Asociacionit, VV do ta dërgojë vendin në zgjedhje”- ka thënë Arifi në “Front Online”.