Arifi takohet me Escobarin, diskutojnë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës dhe pasivizimin e adresave - NACIONALE

Arifi takohet me Escobarin, diskutojnë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës dhe pasivizimin e adresave

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi është takuar me të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Arifi ka thënë se Escobarit ia ka shprehur shqetësimin “mbi privimin e të drejtave bazë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe kërkova ndalimin e procesit të pasivizimit të adresave.”

Lidhja e ngushtë politike me SHBA-në është e pandryshueshme dhe njëherit garancë për forcimin e Republikës së Kosovës. Sa më e fortë Kosova, po aq Lugina e Preshevës!” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Në takim me Zëvendës-ndihmësin e Sekretarit të Shtetit dhe i dërguar i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, z.Gabriel Escobar, mundësi diskutimi mbi zhvillimet aktuale politike dhe veçanërisht për çështjen e Luginës së Preshevës.

Adresova shqetësimin e madh mbi privimin e të drejtave bazë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe kërkova ndalimin e procesit të pasivizimit të adresave, proces i cili shkelë drejtpërdrejtë të drejtat elementare njerëzore.

Lidhja e ngushtë politike me SHBA-në është e pandryshueshme dhe njëherit garancë për forcimin e Republikës së Kosovës. Sa më e fortë Kosova, po aq Lugina e Preshevës!

Lajme të ngjashme