Arifi për propozimin evropian: Jemi të tradhtuar
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka thënë se plani fanko-gjerman është thikë pas shpine për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Arifi ka thënë se ky propozim nuk është vetëm thikë pas shpine për shqiptarët e Luginës së Preshevës, por për çdo votues të kryeministrit Albin Kurti.
Ai tutje ka thënë se në propozimin evropian nuk është cekur fare reciprocitetit, që sipas tij Kurti kishte folur më së shumti.
“Plani franko-gjerman, në mbështetje edhe të Kurtit, sepse ata në parim e kanë pranuar, Kurti e ka pranuar, është një thikë pas shpine për shqiptarët e Luginës së Preshevës, por është edhe një thikë pas shpine për çdo votues të Albin Kurtit. Në planin franko-gjerman, është cekur një vetë qeverisje e minoritetit serb. Në kontekst, është thikë pas shpine për çdo votues dhe simpatizanti të Vetëvendosjes. Kurse për ne, në planin franko-gjerman nuk jemi cekur fare, nuk është cekur reciprociteti, për të cilën më së shumti ka folur Kurti. Jemi të tradhtuar.” - ka thënë Arifi për Euronews Albania.
